Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen e njohur si “Balluku”. Trupa gjykuese nuk ka arritur të nxjerrë një konkluzion përfundimtar në mbledhjen e zhvilluar në dhomë këshillimi, duke sjellë kështu shtyrjen e shqyrtimit të padisë për një seancë tjetër.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes, pasi prej javësh ambasadorët e vendeve si SHBA, BE dhe Britania e Madhe, së bashku me Holandën, kanë kërkuar nga SPAK, GJKKO dhe Gjykata Kushtetuese të përparojnë me çështjen “Balluku”.

Një vonesë e tillë nga Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet në favor të kryeministrit Rama, i cili duket se kërkon të fitojë kohë për të zbehur skandalin e Belinda Ballukut, duke zvarritur procedurat për t’iu shmangur një konfrontimi të drejtpërdrejtë me organet e drejtësisë. Mazhoranca ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e lidhur zhvillimin e saj me një vendim paraprak nga Gjykata Kushtetuese, çka e bën edhe më të rëndësishëm qëndrimin që pritet të merret në ditët në vijim.

Scroll to Top