Gjykata Kushtetuese: Vendim për pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese tregon afatin për vendimin mbi pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se po përgatitet zbardhja e vendimit lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua një ankimim për pagat e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se po punohet për ta përgatitur vendimin e zbardhur për çështjen “Balluku” para afatit 30-ditor.

Më herët, Gjykata Kushtetuese, me një votim 4 me 4 të gjyqtarëve, rrëzoi ankimimin e kryeministrit Edi Rama. Ai kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut, duke bërë që pezullimi i saj nga detyra të mbetej në fuqi.

Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar situatën si një precedent të rrezikshëm, njoftoi ndërhyrje në legjislacion, me qëllim që anëtarët e kabinetit qeveritar të mos pezullohen më nga vendimet e gjykatave.

Scroll to Top