Gjykata Lartë rrëzon kërkesën e Klodian Rjepajt për lirim

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Rjepaj akuzohet nga SPAK lidhur me dosjen e sterilizimit.

Në lidhje me këtë akuzë, kërkohet dënim me 10 vite burg për të. Në rast se Klodian Rjepaj shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, duke zbritur në 6 vite e 8 muaj burg.

Rjepaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm shpalljen fituese të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban:

  • Një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme, në kundërshtim me ligjin.
  • Hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht.
  • Mosveprimi i Rjepajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes tij si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Scroll to Top