Gjykata rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive

Gjykata rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte të lirojë 20 pasuri të sekuestruara nga SPAK, të cilat i përkisnin Elvin Merlikës dhe familjarëve të tij. Gjykata rrëzoi kërkesën për konfiskimin e tyre.

Elvin Merlika ndodhet në kërkim nga SPAK që prej operacionit “Plumbi i artë”, i akuzuar si një nga personat që kishte përgatitur një atentat për eliminimin e Endrit Dokles.

Nga sekuestroja janë hequr 3 kompani private, 16 pasuri të paluajtshme dhe 9 automjete. SPAK pretendonte se këto pasuri ishin krijuar nga burime të paligjshme, por ky pretendim, sipas trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Erion Bani, nuk ishte i mbështetur në prova.

Në janar të këtij viti, SPAK bëri kërkesën për konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe 8 personave të lidhur me të.

Lista e pasurive:

  • 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
  • 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
  • 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m², ZK.3051, me adresë Priskë, Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m², me adresë Yzberisht.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit arë me numër, me sipërfaqe 3250 m², me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament me numër, me sipërfaqe 38.85 m², me adresë Yzberisht, Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..”,.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m², me adresë Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m², me adresë Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m², me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 30.2 m², me adresë Rruga “Karl Gega”.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m², me adresë Yzberisht.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m², me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
  • 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.
Scroll to Top