Gjykatës Kushtetuese: 10 kandidatë nga Presidenca për vendin vakant

Lista e 10 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenca

Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interesin e tyre për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë publikuar nga Presidenca.

Sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi filtrimi dhe vlerësimi profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Ky këshill do të kryejë gjithashtu pikëzimin për secilin prej tyre.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë do t’i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas do të zgjedhë njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.

Emrat e kandidatëve:

  • Alaudin Malaj
  • Alban Toro
  • Alma Faskaj Vokopola
  • Arta Vorpsi
  • Brunilda Bara
  • Genci Gjonçaj
  • Jordan Daci
  • Lulzim Hamitaj
  • Naureda Llagami
  • Roland Ilia
Scroll to Top