Shorti në Gjykatën Administrative për padinë e Veliajt, ja gjyqtari
Është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit të Presidentit për emërimin në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado. Mësohet se çështja do të gjykohet nga gjyqtari administrativ i shkallës së parë, Hazbi Balliu.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar disa ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë (mandati 2007-2012) dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado.
Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror, të lëshuar nga noteri në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, duke mos pasur shkollën përkatëse të Magjistraturës.
