Gjyqi për dosjen Veliaj/ Nis seanca në GJKKO, kryebashkiaku nuk paraqitet
Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për rastin që përfshin kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 29 persona të tjerë. Mësohet se deri më tani, Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Ndërkohë, në sallën e gjyqit janë të pranishëm të pandehurit Elman Abule dhe Fatjon Baci.
Nga ana tjetër, në orën 13:00, Veliaj pritet të paraqitet në Gjykatën Administrative, lidhur me padinë që ka depozituar kundër njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado.
