Goditet veprimtaria e paligjshme e basteve në Tiranë

Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet administratori i lokalit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multi Games 2”, duke goditur veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë kryer kontrolle në disa lokale dhe ambiente ku dyshohet se organizoheshin lotari të palejuara.

Gjatë një aksioni të zhvilluar në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, është arrestuar në flagrancë 25-vjeçari me inicialet përkatëse. Ai akuzohet se në lokalin që administronte, ka krijuar kushtet për organizimin e basteve dhe lojërave të fatit, duke shfrytëzuar pajisje teknologjike.

Si prova materiale, autoritetet kanë sekuestruar një njësi kompjuterike dhe një aparat celular, të cilat dyshohet se janë përdorur për këtë aktivitet kriminal. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top