VIDEO/ Gol fantastik nga Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares realizoi një supergol para syve të Marko Rojs
Myrto Uzuni po kalon një periudhë shumë të mirë te skuadra e Austin në MLS. Mbrëmjen e sotme, ai ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen kundër Los Anxhelos Galaksi, skuadër ku luan ish-sulmuesi gjerman, Marko Rojs.
Uzuni rrëmbeu vëmendjen në minutën e 85-të, kur me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Ky gol i shënuar nga lojtari shqiptar vulosi rezultatin 1 me 2 në favor të skuadrës së Los Anxhelos Galaksi. Kjo ishte humbja e tretë për skuadrën e Austin në shtatë javë, duke treguar një fillim të vështirë të kampionatit.
Për Uzunin, ky ishte goli i dytë në këtë sezon të MLS.
