Goli i anuluar i Vrionit me Çezenën: Zhgënjim pas goditjes spektakolare

VIDEO/ Goli i anuluar i Vrionit me Çezenën: Goditje spektakolare poshtë trekëndëshit, por sulmuesi i Kombëtares nuk i gëzohet

Xhakomo Vrioni ka nisur aktivizimin te skuadra e Çezenës, ekip të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit, pas largimit nga MLS. Sulmuesi zbriti në fushë edhe sot në sfidën kundër Venecias, skuadrës kryesuese të Serisë B.

I aktivizuar në minutën e 67-të, Vrionit iu deshën pak më shumë se 10 minuta lojë për të shënuar. Pas një kundërsulmi të shpejtë, ai lëshoi një goditje mjeshtërore që përfundoi në rrjetë, poshtë trekëndëshit.

Për fatin e tij të keq, sulmuesi rezultoi në pozicion jashtë loje në momentin e nisjes së pasimit. Goli u anulua nga vijërojtësi dhe më pas u konfirmua edhe nga VAR-i, duke i hequr Vrionit mundësinë të festonte golin e tij të parë pas rikthimit në Itali.

Scroll to Top