VIDEO/ Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, një ndeshje të vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit.
Në minutën e 42-të të ndeshjes, Arbër Hoxha arriti të kalojë Shqipërinë në avantazh. Një top i gjatë solli një gabim nga ana e lojtarit polak Bendnarek. Hoxha, duke përfituar nga ky rast, arriti të shmangte portierin dhe të dërgonte topin në rrjetë.
