VIDEO/ Portieri shfaq pakënaqësi pas golit të radhës të Jasir Asanit
Jasir Asani vijon të shkëlqejë në Iran, ku me skuadrën e Esteghlal ka shënuar edhe golin e radhës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi nga pika e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Aluminium Arak, e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit.
Vetë Asani fitoi penalltinë dhe e ekzekutoi në mënyrë të përsosur në minutën e 17-të të takimit. Pas shënimit të golit nga penalltia, vëmendjen e mori reagimi i portierit kundërshtar ndaj lojtarëve të tij. Dukshëm, portieri Khalifeh shfaqi rezerva lidhur me penalltinë që shkaktoi.
Esteghlal fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1, duke siguruar 3 pikë të arta në garën për titull. Skuadra vijon me rezultate pozitive dhe kryeson renditjen tabelore.
Për Asanin ky ishte goli i pestë në kampionat, duke e pozicionuar atë në vendin e dytë mes golashënuesve.
