Enj. Nën 22nd, 2018

Goli i izraelitëve pozicion jashtë loje?! Ja pse nuk e anuloi arbitri

Edhe pse kombëtarja shqiptare ka dominuar 45-minutat e para, ka mjaftuar një moment që izraelitët të kalojnë në avantazh me një gol shumë të kontestuar.

Pas një pritjeje të bukur, portieri izraelit Harush ka dërguar një top drejt gjysmëfushës shqiptare duke kapur në befasi mbrojtjen tonë.

Topi mbërriti në këmbët e Tomer Hemed, i cili ka qenë dukshëm më i avancuar se mbrojtësi i fundit, e me shpejtësinë e tij ka dalë përballë Strakoshës, duke e kaluar topin pas shpinës së tij.

Për një adhurues futbolli ka qenë mëse normal reagimi për një pozicion jashtë loje, por rregullorja tregon qartë se nuk ka pozicion jashtë loje kur topi vjen nga rivënia fundore.

InfoPasqyra/tch

Kategori