Gratë më të pasura në botë 2026: Forbes publikon listën

Forbes publikon listën e grave më të pasura në botë për vitin 2026.

Edhe pse renditja e miliarderëve globalë mbetet kryesisht e dominuar nga meshkujt, përqindja e grave në mesin e individëve më të pasur në planet vazhdon të rritet. Këtë vit, nga 3.428 miliarderë në total, 481 janë gra, duke përbërë 14% të listës, krahasuar me 406 gra (13.4%) një vit më parë.

Gruaja më e pasur në botë për të dytin vit radhazi është trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, me një pasuri të vlerësuar në 134 miliardë dollarë. Pas saj renditen Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e L’Oréal, me 100 miliardë dollarë, dhe Julia Koch, e veja e industrialistit David Koch, me 81.2 miliardë dollarë.

Iris Fontbona u ngjit në vendin e katërt me 52.6 miliardë dollarë, ndërsa Jacqueline Mars ra në vendin e pestë me 49.1 miliardë dollarë.

E vetmja grua që e ka ndërtuar vetë pasurinë e saj, pra “self-made”, është zvicerania Rafaela Aponte-Diamant, me 44.5 miliardë dollarë, e cila pozicionohet në vendin e gjashtë. Ajo i përket grupit të vetëm 122 grave miliardere që kanë krijuar vetë pasurinë, nga 113 një vit më parë.

Ndër gratë e njohura “self-made” që janë përfshirë në listë këtë vit janë Beyonce, me 1 miliard dollarë, si dhe Rihanna, Sara Blakely dhe Taylor Swift.

Një hyrje e re në listë është edhe Luana Lopes Lara nga Brazili, bashkëthemeluese e Kalshi. Në moshën 29-vjeçare, ajo është tashmë gruaja miliardere “self-made” më e re në botë.

Melinda French Gates dhe Marilyn Simons nuk janë më në 10-shën e parë, duke u zëvendësuar nga Iris Fontbona dhe Zheng Shuliang.

Më poshtë vijon lista e dhjetë grave më të pasura në botë për vitin 2026. Pasuritë neto janë llogaritur më 1 mars 2026.

  • 10. Zheng Shuliang & familja
    Pasuria neto: 33.2 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Produkte alumini | Shtetësia: Kinë.
  • 9. Abigail Johnson
    Pasuria neto: 33.2 miliardë dollarë | Mosha: 64 | Burimi: Fidelity | Shtetësia: SHBA.
  • 8. Miriam Adelson & familja
    Pasuria neto: 37.5 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Kazino | Shtetësia: SHBA.
  • 7. Savitri Jindal & familja
    Pasuria neto: 39.1 miliardë dollarë | Mosha: 75 | Burimi: Çelik | Shtetësia: Indi.
  • 6. Rafaela Aponte-Diamant
    Pasuria neto: 44.5 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Transport detar | Shtetësia: Zvicër.
  • 5. Jacqueline Mars
    Pasuria neto: 49.1 miliardë dollarë | Mosha: 86 | Burimi: Ëmbëlsira | Shtetësia: SHBA.
  • 4. Iris Fontbona & familja
    Pasuria neto: 52.6 miliardë dollarë | Mosha: 83 | Burimi: Miniera | Shtetësia: Kili.
  • 3. Julia Koch & familja
    Pasuria neto: 81.2 miliardë dollarë | Mosha: 63 | Burimi: Koch, Inc. | Shtetësia: SHBA.
  • 2. Françoise Bettencourt Meyers & familja
    Pasuria neto: 100 miliardë dollarë | Mosha: 72 | Burimi: L’Oréal | Shtetësia: Francë.
  • 1. Alice Walton
    Pasuria neto: 134 miliardë dollarë | Mosha: 76 | Burimi: Walmart | Shtetësia: SHBA.
Scroll to Top