Greqia kundër luftës me Iranin, vendimi i Mitsotakis

Mitsotakis i kthen shpinën Trump: Greqia nuk përfshihet në luftë kundër Iranit

Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak pranë Iranit, deklaroi të martën kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Në një deklaratë, ai u shpreh qartë se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht thirrjeve të SHBA-ve për mbështetje në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

“Përgjigjja e thjeshtë është jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion në zonën e luftimeve”, tha Mitsotakis, duke shtuar se nuk sheh as gatishmëri nga vendet e tjera europiane për një angazhim të tillë.

Sipas tij, Europa duhet të përqendrohet te pasojat ekonomike të luftës, siç janë rritja e çmimeve të energjisë, dhe jo te përfshirja ushtarake.

Scroll to Top