Greta Thunberg lirohet pas arrestimit në Londër gjatë një proteste pro-palestineze.
Aktivistja suedeze Greta Thunberg u lirua sot, pasi u arrestua të martën në Londër gjatë një proteste pro-palestineze.
22-vjeçarja u arrestua nga policia me akuzën e mbështetjes së një organizate të konsideruar terroriste. Ajo mbante në dorë një pankartë ku shprehej mbështetje për “Të burgosurit e Veprimit për Palestinë”, një organizatë e cila është përcaktuar si terroriste nga qeveria britanike.
Greta Thunberg u arrestua në qendër të Londrës duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Unë mbështes të burgosurit e Aksionit Palestinez. Unë kundërshtoj gjenocidin”.
Sipas autoriteteve, arrestimi i saj u krye në zbatim të Aktit të Terrorizmit, pasi Palestina Action është klasifikuar si organizatë terroriste nga qeveria britanike.
Thunberg u lirua me kusht, ndërsa çështja e saj do të shqyrtohet në fillim të marsit.
“Të burgosurit për Palestinën”, organizatë e cila mbështet aktivistët palestinezë të arrestuar dhe që janë në grevë urie, deklaroi se protesta në Londër kishte në shënjestër një ndërtesë të kompanisë së sigurimeve që ofron shërbime për kompaninë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, e cila ka lidhje me industrinë e mbrojtjes të Izraelit.
Policia informoi se kishte arrestuar dy persona të tjerë për hedhjen e bojës së kuqe në ndërtesë, ndërsa Thunberg u arrestua për pankartën që mbante.
Veprimi i aktivistes suedeze dhe arrestimi i saj i fundit i shtohen një serie ngjarjesh ku Thunberg ka dalë si një zë i fortë për drejtësi sociale dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut. Në vitin 2023 ajo u lirua nga një arrestim i ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar.
