Greva doganierësh: Kakavija mbyllet më 27 Tetor, lëvizja e mjeteve bllokohet

Greva e doganierëve grekë, mbyllet pika kufitare e Kakavijës më 27 Tetor

Pika Kufitare në Kakavijë do të mbyllet ditën e hënë për shkak të grevës së doganierëve grekë. Sipas burimeve nga autoritetet kufitare, bllokimi i lëvizjes në këtë pikë do të zgjasë nga ora 6:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare).

Njoftimi i plotë i PKK-së Kakavijë:

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga pala greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në pikën kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Sipas burimeve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të transportojnë raste emergjence shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

Scroll to Top