Die. Dhj 9th, 2018

“Grida Duma, femra më e bukur në politikë”

Ai shfaqet rrallë në intervista edhe pse shumë personazhe të politikës, artisë e njerëz të tjerë të famshëm janë intervistuar nga ai.

E kemi fjalën për moderatorin e “Top Show”, Alban Dudushi, i cili këtë të shtunë ishte i ftuar në “Pop Culture” në një intervistë për gazetaren Dojna Mema.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për politikanen më të bukur në vend. Alban Dudushi përmendi dy emra. “Nga brezi i politikanëve me përvojë është Arta Dade. Nga politikanet e reja është Grida Duma. Bukuria në politikë është edhe paragjykuese dhe kjo është mëse e vërtetë”, tha Dudushi.

Teksa foli për personazhet më karizmatik që ka intervistuar nga politika, Dudushi u shpreh Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy më karizmatikët, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Fatos Nanon.

Sa i përket të ftuarve të tij në emision, Dudushi zbuloi se ai me më shumë teksa është avokat Spartak Ngjela. “Ngjela është nga ata që ka teka, kam vapë, po vonohemi, kur do të fillojmë. Por kjo i shkon avokatit”, tha ndër të tjera Dudushi.

InfoPasqyra/tch

Kategori