Gruaja kërcënon shoferin e taksisë me hanxhar për muzikë

Video/ Incident i rëndë në Rusi, gruaja kërcënon me hanxhar shoferin e taksisë për shkak të muzikës

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur në një taksi në Rusi, ku një pasagjere ka nxjerrë papritur një hanxhar kundër shoferit, vetëm sepse nuk i pëlqeu kënga që luhej në radio. Incidenti ka ndodhur në Samara.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme lokale, pasagjerja shprehu pakënaqësinë e saj për muzikën, por shoferi e injoroi dhe vazhdoi rrugën. Brenda pak sekondash, gruaja nxori hanxharin dhe filloi ta tundte drejt tij. Tensioni u shtua më tej kur ajo i kërkoi me forcë të dëgjonte një stacion tjetër radiofonik.

Shoferi, duke kuptuar rrezikun e ngjarjes, e fiku menjëherë radion dhe u përpoq të ruante qetësinë. Mediat ruse raportojnë se gruaja kishte përmendur se destinacioni i saj ishte një varrezë, një detaj që shtoi më shumë çuditshmëri në situatë.

Videoja e incidentit, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ruse, ka nxitur reagime të shumta. Shumë përdorues kanë lavdëruar qetësinë e shoferit të taksisë, ndërsa disa kanë vlerësuar faktin se ai kishte lëshuar rripin e sigurimit, duke sugjeruar se ishte i përgatitur të dilte shpejt nga automjeti në rast se situata do të përkeqësohej.

Scroll to Top