Gruaja “ringjallet” në arkivol në Tailandë

VIDEO/ Gruaja “ringjallet” në Tailandë pasi u fut në arkivol

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një tempull budist në periferi të Bangkokut, ku një grua 65-vjeçare, që po përgatitej për ceremoninë e varrimit, papritur filloi të lëvizte brenda arkivolit.

Tempulli “Wat Rat Prakhong Tham” publikoi një video në Facebook, ku shihet qartë gruaja e shtrirë në arkivolin e bardhë duke lëvizur duart dhe kokën. Personeli i tempullit mbeti i shtangur nga pamja.

Sipas kreut të tempullit, Phairat Sudchup, të afërmit e kishin sjellë 65-vjeçaren duke menduar se ajo kishte ndërruar jetë. Papritur, personeli dëgjoi një trokitje të fortë nga brenda arkivolit.

“U habita pak, prandaj u thashë të hapnin kapakun dhe të gjithë mbetëm pa fjalë”, rrëfeu ai. “E pamë të hapte lehtë sytë dhe të rrihte me grusht anash arkivolit. Duhet të ketë trokitur për një farë kohe”.

Gruaja u nxor menjëherë nga arkivoli dhe u dërgua në spital. Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e qartë, por ngjarja ka tronditur të gjithë të pranishmit.

Scroll to Top