Guardiola: City nuk i fiton dot të gjitha ndeshjet, pushim

Guardiola: Ndjesia ime? Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, për sa i përket Arsenalit…

Manchester City mundi Newcastle me rezultatin 2-1, duke u afruar edhe më shumë në pikë me liderin Arsenal. Trajneri Pep Guardiola u shpreh i sinqertë, duke deklaruar se ekipi nuk do të mund t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjesia ime…”, deklaroi Guardiola.

Gjithsesi, tekniku spanjoll njoftoi se ekipi do të ketë tri ditë pushim për të shijuar jetën. “Lojtarët duhet të marrin e të pijnë shumë ‘caipirinhas’ dhe ‘daiquiris’ këto ditë”, deklaroi, duke theksuar rëndësinë e çlodhjes, përpara përgatitjeve për impenjimet e ardhshme.

Ndeshjen e radhës, Manchester City do ta zhvillojë të shtunën, më 28 shkurt, kundër Lidsit.

Scroll to Top