Pre. Sht 21st, 2018

“Gurët fatsjellës dhe vetitë e tyre të pamohueshme”

Zgjedhjet e bizhuve që kanë ndikim në jetën e tyre lidhen me momentin, gjendjen shpirtërore apo shenjën e horoskopit. Por Fjorza na tregon se para 12 vitesh, për shkak të mungesës së informacionit, ka qenë shumë e vështirë të fitonte besimin e shqiptarëve për gurët natyralë.

Sot jo, njerëzit tashmë i kanë bërë pjesë të jetës së tyre. Dhe ata që ende nuk besojnë, mjafton të shikojnë energjinë e Fjorzës, të fituar nga kontakti me gurët natyralë.

“Amnethisty ka veti anti-stres, është gur i lumturisë. Ndër të tjera edhe Leonardo da Vinçi ka folur për vetitë e tij të pamohueshme. Kemi një “rose quartz”, kombinuar me opal dhe amazonit, i cili ka teorinë “lërini gjërat të rrjedhin vetë”. Nuk mund të mos flasim për “moonstoon”, një gur tjetër tejet femëror, i cili është gur i fertilitetit, sjell fat në gratë shtatzënë, në femrat në karrierë dhe biznes. Ndërsa “zhaden” është guri më fatsjellës që ka ekzistuar. Kinezët e kanë praktikuar prej 3000 vjetësh gjatë ceremonive martesore për të mbajtur çiftin bashkë në jetë të jetëve”, shprehet Fjorza Mullaji.

Ketjona është një vajzë e ndrojtur, jo shumë e lirshme në komunikim por emocionet iu larguan në ditën e prezantimit të temës së diplomës, falë një prej gurëve natyralë.

“Një nga gurët që ka pasur goxha ndikim pozitiv te unë ka qenë “sodality”. Unë e mbaja në dorë, domethënë në kontakt me lëkurën në momentin që po bëja prezantimin për diplomën, edhe më ndihmoi shumë”, tregoi Ketjona Gogo.

Fjorza Mullai i sjell gurët nga vende të ndryshme të botës, pasi çdo ditë e më shumë shikon se ka interes në Shqipëri. Janë shtuar supersticiozët që e lidhin përditshmërinë me një prej këtyre gurëve, ku bien në sy djemtë, që janë në numër më të madh.

InfoPasqyra/tch

Kategori