“Pasojat mund të jenë dramatike”
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu i bën apel të gjitha palëve për ndërprerjen e armiqësive.
“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë botën”, ka deklaruar Guterres, sipas BBC-së. Ai po ashtu përmendi rritjen e kostove si shembull, duke theksuar se njerëzit tashmë po vuajnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
