Mër. Dhj 19th, 2018

HAMBURG – Weber: AfD është Brexit-i në Gjermani

HAMBURG, 8 dhjetor . – E djathta ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” është Brexit-i i Gjermanisë dhe kush dëshiron që ta mënjanojë këtë fakt duhet të votojë CDU-në dhe CSU-në, deklaroi shefi i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, në një fjalim në kongresin e CDU-së, i zhvilluar në Hamburg.

“Duhet të luftojmë kundër së djathtës”, theksoi ai duke nënkuptuar zgjedhjet eruropiane.

”Pse njerëz si Bernd Lucke dhe Frauke Petry u tërhoqën? Sepse nuk arritën të kufizojnë forcat e djathta në parti”, shtoi Weber.

”Partia e drejtuar nga Gauland është e djathtë e pastër, një parti ekstremiste që duhet mundur”, përfundoi shefi i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber./  a.jor.

Kategori