Die. Gus 19th, 2018

Haradinaj viziton sot Vlorën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton sot Bashkinë e Vlorës, gjatë të cilës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Mësohet se Kryeministri i Kosovës do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.

Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës.

Axhenda e Haradinajt:
ORA: 11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
ORA: 11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;
ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori