Pre. Sht 21st, 2018

Harry përkëdhel Meghanin publikisht pa i interesuar aspak protokolli

<!– GazetaExpress E premte, 07 Shtator 2018 19:37–>

Princ Harry dhe Meghan ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve “WellChild”, që jepen në nder të fëmijëve të sëmurë.

U komentua gjatë paraqitja e Meghan, e cila për të disatën herë theu protokollin me veshjen e saj.

Dukesha u paraqit e veshur me një kostum të zi dhe dukej shumë elegante, por sipas protokollit gratë e familjes mbretërore nuk duhet të veshin kostume me pantallona.

Por kjo gjë u la totalisht mënjanë kur Harry nuk rezistoi dot dhe ia shprehu publikisht dashurinë bashkëshortes duke e përkëdhelur në shpinë gjatë kohës që fliste me fëmijët.

Kjo nuk është hera e parë që Harry dhe Meghan i shprehin ndjenjat publikisht pa e vrarë mendjen për protokollin.

LajmiFundit

Kategori