Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për ndërhyrje në drejtësi

U akuzua për ndërhyrje në drejtësi, Hashim Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm

Këtë të premte është mbajtur seanca për deklaratat hyrëse në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi. “Jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë ai.

Gjithashtu edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat që iu ngarkohen.

Scroll to Top