Enj. Nën 22nd, 2018

“Hell’s Kitchen”/ Kuzhinieri nga Gjakova eleminohet në episodin e katërt

Artan Nikollbibaj është i eleminuari i episodit të katërt të “Hell’s Kitchen”

Kuzhinieri që vjen nga Gjakova, hyri ne episodin e tretë të programit, por që e penalizoi vështirësia e përshtatjes.

Ai jo vetëm që nuk mundi të përshtatej me grupin, por ai nuk spikati për asnjë moment me pjatat në skuadrën blu.

Por Artani do të mbahet mend në Hell’s Kitchen për qetësinë e tij olimpike në situata tensioni dhe presioni.

Si një ish ushtarak, disiplinën Artani e ka pjesë të jetës. Ai njihet në Gjakovë për talentin në kuzhinë, që së fundmi e ka kthyer në profesion.

InfoPasqyra/tch

Kategori