Die. Dhj 16th, 2018

Hell’s Kitchen/ Sonte, një personazh i ekranit bëhet pjesë e programit… dhe të tjera konflikte

Shef Renato është personazhi televiziv më i diskutuar i momentit. Reagimet e tij në Hell’s Kitchen në InfoPasqyra/tch nuk lënë askënd indiferent.

12 konkurrentë nisën rrugëtimin e tyre në Hell’s Kitchen 4 javë më parë në një format televiziv të panjohur në Shqipëri, por të suksesshëm në vendet ku është shfaqur.

Interesi i teleshikuesve është rritur nga episodi në episod.

Gjithçka nisi me zgjimin e konkurrenteve në 5 të mëngjesit, në një testim të fortë. Në natën e tretë konkurrentet nisën të kuptojnë pozitat e tyre dhe bënë alenacat, por edhe të luftojnë ata që janë më të fortë.

Erioni është personi që ka pasur perplasje më shumë me shef Renaton. Limone, një nga konkurentet më të zellshme dhe fjalëpak pëson një incident gjatë garës në “Kuzhinën e Djallit”.

Ndërsa shef Renato ndëshkon pjatat që nuk e meritojnë tu çohen klientëve.

Në episodin e fundit, skuadra e djemve ishte në minorancë dhe shef Renato futi tre konkurentë të rinj. Nga gara deri më tani janë eleminuar Luisi, Erioni, Klajdi e Ani.

Të tjera ngjarje, konflikte mes skuadrave, e situata agravon si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat! Një personazh i ekranit bëhet pjesë e “Kuzhinës së Djallit” në episodin e katërt të Hell’s Kitchen Albania, që transmetohet sonte në mbrëmje në orën 21:00 në InfoPasqyra/tch.

  Hell’s Kitchen, të premten, ora 21:00, në InfoPasqyra/tch

InfoPasqyra/tch

Kategori