Mër. Jan 23rd, 2019

HENDBOLL – Një ekip korean i unifikuar në kampionatin botëror

BERLIN, 9 janar . – Pas ekipit të hokeit në akull për femra të përbashkët të dy koreve në Lojërat Olimpike Dimërore, këtë herë është një ekip i “unifikuar” i hendbollit Kore e Jugut/Kore e Veriut që do të përpiqet të garojë në kampionatin botëror të kësaj disipline që fillon nesër në Gjermani dhe Danimarkë, dy vendet organizatore.

Katër lojtarë koreanoverior do t’i bashkohen 16 koreanojugorëve në ekipin që do të përballet nesër me Gjermaninë në Berlin me shpresën që të dalin më mirë se sa lojtarët koreanë të hokeit që përfundoi në vendin e fundit pasi i humbi të gjitha ndeshjet në Lojërat Olimpike të Pjeongçangut.

Megjithatë kjo ndeshje e parë në kryeqytetin gjerman nuk është pa simbolikë, pasi në nëntor u përkujtua 30-vjetori i rënies së murit që ndante Berlinin në dysh. /G.S/

Kategori