Akuzat për dhënie informacionesh qeveritare nga Mandelson te Epstein, “Sky News”: Policia nisi hetimet.
Pas publikimit të dosjes së bujshme “Epstein”, policia ka nisur hetimet për pretendimet se Peter Mandelson i ka dhënë Epstein informacione të ndjeshme për tregun, raporton “Sky News”.
Në email dolën biseda mes Epstein dhe Mandelson për çështje qeveritare dhe politike, të cilat ndodhën në kohën kur Lord Mandelson shërbente si sekretar i biznesit dhe zëvendëskryeministër de facto në qeverinë e Gordon Brown.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se Epstein u dërguan diskutime të brendshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar pas krizës financiare globale.
