Hetim për portierin e Libisë, akuza për trukim goli

Federata e Libisë ka hapur një hetim lidhur me një incident gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit kundër Kepit të Gjelbër, e cila përfundoi me rezultatin 3-3.

Dyshohet se portieri i Libisë, Murad Al-Uuhishi, ka bërë një gabim me dashje duke lejuar një gol nga mesfusha. Ky incident ka ndodhur në momentin kur Libia kryesonte me rezultatin 3-1.

Pamjet e golit të diskutueshëm kanë bërë xhiron e internetit, duke nxitur veprimet e Federatës së Futbollit të Libisë. Portieri 28-vjeçar, i cili ka zhvilluar 21 ndeshje me kombëtaren, është aktualisht nën hetim.

Leave a Comment

Scroll to Top