Hetim për vdekje nga pakujdesia në spitalin e Elbasanit, procedohen dy mjeke
Dy mjeke të Urgjencës në spitalin e Elbasanit janë vënë nën hetim, pas një kallëzimi për vdekje të dyshuar nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.
Sipas burimeve zyrtare, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetaseve E. R. dhe Xh. T., të dyshuara për shkelje në ushtrimin e detyrës.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. T., e cila pretendon se nëna e saj, L. Gj., 63 vjeçe, ka humbur jetën në pavijonin e urgjencës, si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.
Prokuroria pritet të kryejë veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
