Hetimet e SPAK: Dy drejtues të emëruar nga Balluku, Gjyli dhe Elezi, dëshmojnë në prokurori
Drejtori i KESH-it, Erald Elezi, ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij pranë SPAK-ut, në lidhje me dosjen që ka në shqyrtim. Pas tij, pritet që edhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të paraqitet për të dhënë versionin e tij rreth ngjarjeve.
Të dy zyrtarët, të cilët raportojnë pranë znj. Balluku, u paraqitën sot në SPAK. Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) u ka caktuar atyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, për znj. Balluku, e cila është zyrtarisht e pandehur, janë caktuar masa sigurie që përfshijnë pezullimin nga detyra e zv/kryeministre dhe ministre, si dhe i është hequr pasaporta.
