Hetues Indianë në SHBA për Rrëzimin e Avionit Air India

Mister ende shkaku i rrëzimit të avionit të ‘Air India’, India dërgon hetues në SHBA

India planifikon të dërgojë hetues në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme për të analizuar provat e mbledhura nga rrëzimi i avionit të Air India në qershor. Kjo analizë do të bëhet në bashkëpunim me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB), sipas një raporti të Bloomberg të publikuar të hënën.

Burime të afërt me çështjen bëjnë me dije se ekspertët indianë do të ndajnë gjetjet e tyre, duke përfshirë informacionin e regjistruesit të zërit në kabinën e pilotit dhe regjistruesit të të dhënave të fluturimit.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka mundur të konfirmojë ende raportin e Bloomberg.

Scroll to Top