Hezbollahu: Nuk do ndërhyjmë në rast sulmi ndaj Iranit

Raporti: Hezbollahu nuk ka në plan të ndërhyjë në rast sulmi ndaj Iranit nga SHBA ose Izraeli

Diplomatë i kanë kërkuar Hezbollahut të japë garanci se nuk do të ndërmarrë veprime në rast se Irani sulmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Izraeli, sipas agjencisë Reuters.

Mediat e huaja raportojnë se grupi paramilitar libanez, i cili është aleat me Iranin, nuk ka ofruar garanci të qarta, por nuk planifikon të ndërmarrë veprime nëse sulmi ndaj Iranit nuk është “ekzistencial”.

Ky raport vjen pas deklaratave të Donald Trump, i cili u premtoi protestuesve iranianë se “ndihma është duke ardhur” dhe paralajmëroi për “veprime shumë të forta” nëse qeveria vazhdon me ekzekutimet.

Hezbollahu ka qenë prej kohësh një forcë e rëndësishme në rajon, por u dobësua nga një fushatë ushtarake izraelite, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Irani prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive, ku qytetarët fajësojnë regjimin e Ajatollahut për krizën aktuale në vend.

Scroll to Top