Mër. Sht 26th, 2018

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, Vllaznia e nis me Korabin

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është hedhur paraditen e sotme edhe shorti për grupin A dhe B të Kategorisë së Parë.

Kështu Vllaznia, një nga emrat më të mëdhenj të grupit A të kësaj kategorie, do ta nisë aventurën në “Loro Boriçi”, ku do të presë nga Peshkopia, skuadrën e Korabit.

Po me ndeshje në shtëpi do ta nisë edhe Dinamo, që do të presë Veleçikun, ndërsa Vllaznia-Dinamo, mund të quhet si një nga përballjet më interesante të grupit A të Kategorisë së Parë, ndërsa shkodranët janë dukshëm favoritë për t’u rikthyer në Superiore.

Në Grupin B rivaliteti është shumë më i madh, pasi skuadra si Bylis, Elbasani, Apolonia, Besa, Tomori e Lushnja, do të tentojnë rikthimin mes më të mirëve.

Favoritë në këtë grup natyrisht që janë ballshiotët e Bylisit, por nuk mund të neglizhohen edhe skuadrat e tjera. Kategoria e Parë do të fillojë aktivitetin më datë 9 Shtator.

Grupi A, JAVA 1

Dinamo – Veleciku

Besëlidhja – Burreli

Vllaznia – Korabi

Erzeni – Iliria

Shënkolli – Vora

Grupi B, JAVA 1

Pogradeci – Besa

Tomori – Lushnja

Orikumi – Elbasani

Egnatia – Bylis

Turbina – Apolonia

InfoPasqyra/tch

Kategori