Sht. Nën 17th, 2018

Himarë, gjendet i pajetë 58-vjeçari. Ishte rrëzuar aksidentalisht

Foto ilustruese

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë pak minuta pas mesnatës në rrugën që të çon drejt Portit të Himarës.

Sipas policisë, F. Ç, është gjetur i pajetë në tokë dhe “nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale”, thotë policia. Dyshohet se F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën.

Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

InfoPasqyra/tch

Kategori