PS shpërblen Holta Zaçajn: Emërohet zëvendës-guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është emëruar në postin e Zëvendësguvernatoren e Parë të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim u mor sot nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Holta Zaçaj drejtoi Gjykatën Kushtetuese nga viti 2023, ndërsa mandati i saj si kryetare do të përfundonte në mars 2025. Mandati si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese i përfundoi në nëntor të vitit të kaluar.
Tashmë, ajo do të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme shtetërore dhe administrative.
Në mbledhjen e datës 1 prill 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe vendosi si më poshtë:
- Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.
