Pre. Sht 21st, 2018

Hoti në Bruksel i kërkon PPE mbështetje për liberalizimin e vizave

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kreu i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga deputetët Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhikuka, takuar sot në Bruksel Presidentin e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.

Gjatë këtij takimi, Hoti i përcolli Presidentit Daul falënderimet e Mustafës për mbështetjen që PPE, si forca kryesore politike në kuadër të BE-së, ka dhënë për Kosovën.

Ai e njohu Presidentin Daul lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë, duke theksuar se LDK e mbështet dialogun, si e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior.

Kreu i GP të LDK-së ka folur me Daul për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë që LDK-ja, të udhëheqë dhe të krijojë koncensusin e nevojshëm politik për dialogun pas legjitimimit në zgjedhje të lira.

Hoti i ka kërkuar Presidentit Daul mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes nga ana e deputetëve të PPE-së në Parlamentin Europian, pasi Komisioni Europian të dorëzojë raportin në Parlamentin Europian.

Presidenti Daul u shpreh se do t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e PPE-së, në rrugën e integrimit europian. /m.z//r.e/

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori