Mër. Tet 17th, 2018

Humbi jetën në spital, Policia: E mitura ishte paraqitur me disa plagë në trup

Policia e Tiranës ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me vajzën 13-vjeçare, që humbi jetën në spitalin “Nënë Tereza”, ku kishte ardhur për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave të para të grupit hetimor, vajza ishte paraqitur në ambientet e spitalit rreth orës 18:30, e shoqëruar nga familjarë të saj, ndërsa në trup ishin konstatuar plagë të ndryshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 13-vjeçarja nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve, ndërsa policia pritet të marrë në pyetje familjarët, për të hedhur më shumë dritë rreth kësaj ngjarjeje.

Ky proces është vështirësuar, pasi familjarët e saj janë shurdhmemecë dhe për t’i marrë në pyetje, duhet ndihma e ekspertëve të këtij lloj komunikimi.

InfoPasqyra/tch

Kategori