Zgjedhjet në Hungari: Opozita kryeson në sondazhe, memet kundër Orbanit mbushin rrjetin
Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari, rrjetet sociale janë mbushur me meme që vihen në shënjestër kryeministrin Viktor Orbán, kryesisht duke u fokusuar te raportet e tij me Rusinë.
Zgjedhjet, të planifikuara për më 12 prill, konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit, pasi mund të sjellin një ndryshim historik të pushtetit pas më shumë se një dekade e gjysmë.
Sipas sondazheve të fundit, opozita e përfaqësuar nga Partia Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, po kryeson dhe shihet si sfida më serioze për Orbán. Analistët theksojnë se përhapja e memeve në internet është kthyer në një mjet të rëndësishëm të debatit politik, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të elektoratit dhe duke ndikuar në perceptimin publik.
Nëse ky trend i sondazheve konfirmohet, Hungaria mund të përjetojë ndryshimin e parë të pushtetit pas 16 vitesh, duke hapur kështu një kapitull të ri në politikën e vendit.
