Mër. Jan 23rd, 2019

HUNGARI – Orban: Në zgjedhjet europiane duhet të krijohet një lidership kundër emigracionit

BUDAPEST, 10 janar . – Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendi i tij kërkon të kthejë zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian në një votim mbi emigracionin.

“Synimi i Hungarisë është që të marrë shumicën e vendeve në Parlamentin Europian, Komisionin Europian dhe Këshillin Europian për kandidatë që kundërshtojnë emigracionin”, tha sot Orban në një konferencë të rrallë për shtyp në Budapest.

“Ndarja tradicionale e partive mes të djathtës dhe të majtës ka sjellë një ndarje mes atyre që mbështesin emigracionin dhe atyre që e kundërshtojnë”, tha ai.

Orban kërkon të reduktojë influencën e BE-së mbi politikat migratore të shteteve anëtare dhe tha se “emigracioni është çështja më e rëndësishme për Europën në 15-20 vitet e ardhshme”.

Zgjedhjet për Parlamentin europian do të zhvillohen në Maj. /G.S/

Kategori