Mër. Dhj 19th, 2018

Hygerta Sako në “Shiko kush luan”: Futbollisti më pak i vlerësuar është …

Një nga të ftuarit e së shtunës në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën ishte edhe ish “Miss Albania”, tashmë moderatore dhe gazetare sporti në Radio Televizionin Shqiptar, Hygerta Sako.

E lidhur ngushtë me sportin, por në menyrë të veçantë me futbollin, Hygerta nuk mund të mos pyetej në lidhje me futbollistët.

Në lojën “Zig Zag” ju kërkua emri i një futbollisti që ajo mendonte se nuk vlerësohet aq sa meriton.

Prej vitesh tashmë në drejtimin e emisionit sportiv, Hygerta ka edhe të preferuarit e saj në fushën e blertë. Ajo tha me bindje se një super talent si Esad Mala nuk është i vlerësuar aq sa duhet.

Për talentin 20 vjeçar nga Prizreni që luan me Partizanin, sipas Hygerta Sakos, duhet të flitet dhe vlerësohet shumë më tepër.

InfoPasqyra/tch

Kategori