Pre. Kor 20th, 2018

I dënuar në Itali, Prokuroria nis verifikimet kryesisht për gjyqtarin Thanza

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet kryesisht për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Një ditë më parë, në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit u mbajt seanca dëgjimore për gjyqtarin Thanza, i cili nga raporti i ONM rezultoi i dënuar në Itali për vjedhje.

Prokuroria i ka bërë edhe një kërkesë për marrjen e dokumentacionit Presidencës dhe KPK për gjyqtarin Thanza.

InfoPasqyra/tch

Vendi – Top Channel