Zgjedhjet në RMV: 107-vjeçari Ibush Ademi ushtroi të drejtën e votës
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV, Ibush Ademi, 107 vjeç, është votuesi më i moshuar.
Megjithëse në gjendje shëndetësore jo të mirë, ai sot ushtroi të drejtën e tij për të votuar në vendvotimin ku është regjistruar në Çair.
Për shkak të pamundësisë për të folur para kamerave, në vend të tij foli fqinji i tij, i cili kujdeset për 107-vjeçarin.
“E ka ruajtur shumë veten, nuk ka konsumuar ushqime të çfarëdoshme, por kryesisht produkte qumështi, kos, ujë të thjeshtë, jo ujë të gazuar. Ka qenë shumë i përpiktë. Edhe jetën e ka ashtu, edhe familjen e ka ashtu. Ka dhimbje në këmbë, ndonjëherë i dhemb koka,” tha Muzafer Mustafa, fqinji i 107-vjeçarit Ibush Ademi.
Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 ishte 39.87%. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.