IGJEO: Rrezik vërshimesh sot e nesër nga reshje intensive

IGJEO: Intensitet i lartë reshjesh sot dhe nesër, rrezik vërshimesh në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencave ka informuar se pasditen e sotme dhe nesër, shtrëngatat dhe reshjet me intensitet të lartë, për periudha të shkurtra, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime ujore në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve. Kjo situatë parashikohet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të rëna ditët e kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri të dielën, më 23 nëntor, pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm si Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Sot pasdite dhe nesër, reshje mesatare deri në vende-vende intensive priten në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë, parashikohen reshje mesatare.

Ndërkohë, në qarqet Fier, Berat dhe Korçë, reshjet do të jenë të dobëta deri në vende-vende mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë si më poshtë:

  • Në bregdet: 4°C / 11°C
  • Në vendet e ulëta: 9°C / 11°C
  • Në vendet malore: 4°C / 8°C

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në zonat bregdetare.

Scroll to Top