IKMT prish objekt në Vlorë, pengesë për Portin

IKMT vijon aksionin në Vlorë për prishjen e objekteve, reagimi i një qytetareje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë sërish këtë të premte në Vlorë për prishjen e një objekti. Ndërhyrja synonte lirimin e plotë të hapësirës për rrugën lidhëse mes Transballkanikes dhe Portit të Vlorës, në lagjen “1 Maj”.

Bëhet fjalë për një godinë 3-katëshe, e cila prej kohësh ka bllokuar vijimin e këtij projekti infrastrukturor. Objektivi ishte heqja e pengesës me mjete të rënda për të mundësuar përfundimin e segmentit rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit në zonë.

Sipas informacioneve zyrtare, vonesat në këtë ndërhyrje kanë qenë si pasojë e kundërshtimeve të pronarëve të objektit. Ata kanë çuar çështjen në rrugë gjyqësore, pasi nuk kanë qenë dakord me vlerën e dëmshpërblimit të ofruar, gjë e cila ka pezulluar për një periudhë të gjatë ekzekutimin e vendimit për prishje.

Scroll to Top