GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të qëndruar jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave.
Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.
Ky vendim vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur.
Ndërkohë, seanca u shty për në datën 21 maj, në orën 09:00, në mënyrë që Ilir Beqaj të jetë i pranishëm pranë avokatit të tij gjatë paraqitjes së kërkesave të tjera.
