Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasje

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg.

Ilir Beqaraj është dënuar me 24 vite burg si autor i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja. Vendimi është shpallur nga Gjykata e Tiranës, pas parashtresave të Prokurorisë dhe argumenteve të palës mbrojtëse.

Gentjan Bejtja u ekzekutua më 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai njihej për drejtësinë dhe dyshohej për disa ngjarje të rënda.

Më 9 janar 2022, Gentjan Bejtja, ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me armë zjarri automatike në afërsi të Niklës, Fushë-Krujë. Gjatë atentatit, miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka, i cili ndodhej në makinë me Bejtjen, mbeti i plagosur në krah. Ngjarja ndodhi në momentin kur ata kishin ndaluar për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Scroll to Top